Lajme
3 shtetet me numrin më të lartë të qytetarëve të vaksinuar
Mësohet se Portugalia është vendi me shkallën më të lartë të vaksinimit në botë, sipas shifrave nga Our World In Data, përcjell albinfo.ch.
Me një popullsi prej 10.3 milionë banorë, Portugalia tashmë ka vaksinuar plotësisht 84 për qind të saj. Kjo është norma më e lartë në botë, dhe paraprinë Emiratet e Bashkuara Arabe (80.8%) dhe Singaporin (77.3%) dhe është shumë më përpara se 61.6% e popullsisë së vaksinuar në 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian.
Qëllimi i Portugalisë për të vaksinuar plotësisht 85% të popullsisë së saj tani është i arritshëm dhe vendi pritet të lehtësojë disa nga masat e vendosura për të frenuar përhapjen e virusit.
Kufizimet kufitare janë aktualisht në fuqi vetëm me personat që udhëtojnë nga vendet anëtare të BE/EEA, si dhe 20 vende të tjera, përfshirë SHBA, Kanadanë, Australinë, Zelandën e Re, Japoninë dhe Singaporin, të lejuara për arsye jothelbësore, me kusht që të tregojnë dëshmi të vaksinimit ose një test negativ. Të gjithë duhet të plotësojnë një Formularin e Lokalizimit të Pasagjerëve (PLF).
Në fuqi janë gjithashtu edhe kufizimet e kapaciteteve për bare, restorante, vende kulturore dhe në eventet familjare, siç janë dasmat dhe pagëzimet, ndërsa kërkohet një certifikatë shëndetësore e Covid për të hyrë në vende të caktuara, ngjarje të mëdha, klasat grupore në palestra dhe restorante gjatë fundjavës dhe gjatë festave publike.
Së bashku me rritjen e numrit të vaksinimeve, shkalla e infeksionit dhe shtrimet në spital për shkak të virusit kanë rënë në nivelin më të ulët për gati 18 muaj.
E-Diaspora
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












