Lajme
30 milionë nga BE-ja për Serbinë dhe Maqedoninë
30 milionë nga BE-ja për Serbinë dhe Maqedoninë
30 milionë euro vijnë si ndihmë shtesë nga Bashkimi Evropian për t’u marrë me pasojat e krizës së refugjatëve në Ballkanin Perëndimor. Këto fonde i marrin Maqedonia dhe Serbia.
Fondet e akorduara do të përdoren për menaxhimin e kufijve dhe ofrimin e strehimit dhe shërbimeve të tjera për refugjatët, përcjell albinfo.ch.
Komisioni Evropian thotë se kjo shumë është dhënë pavarësisht nga 59 milionë që ishin caktuar tashmë për të dy vendet që nga kriza në vitin 2015.
“Paketa e miratuar do të ndihmojë për të rritur kapacitetet e menaxhimit, kur është fjala për kufijtë dhe migracionin në rajon. Do të mundësojë vazhdimin e mbështetjes së policisë kufitare për të kontrolluar kufijtë dhe kjo të kryhet në përputhje me standardet evropiane. Fondet do të ofrojnë mbështetje për ata që janë përgjegjës për nevojat themelore të emigrantëve dhe refugjatëve, të tilla si strehimi e shërbime shëndetësore”, thuhet në deklaratën e KE-së.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj









