Lajme
30-vjeçari shqiptar ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës
Vdekja e G.T. është konfirmuar nga policia dhe organet shëndetësore gjermane, ndërsa rrethanat po hetohen nga prokuroria.
Një 30-vjeçar shqiptar nga Podujeva, i identifikuar me inicialet G.T., ka ndërruar jetë në Hanover të Gjermanisë, në vendin ku ishte i angazhuar në punë, shkrun albinfo.ch.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga autoritetet gjermane, përfshirë policinë dhe organet shëndetësore, të cilat kanë bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar zyrtarisht.
Ndërkohë, rrethanat që çuan në vdekjen e të riut ende nuk janë bërë të ditura, pasi hetimet janë në zhvillim nga prokuroria dhe policia gjermane.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të procedurave hetimore./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë













