Shkurt.ch
300.000 gjermanë thonë se ndjehen rehat në Zvicër
Me gjithë debatin e përjetshëm mbi armiqësinë e supozuar të gjermanofolësve të Zvicrës, shumica e emigrantëve gjermanë ndjehen të integruar mirë
Shumica e rreth 300.000 gjermanëve që aktualisht jetojnë në Zvicër, ndjehen shumë rehat, shkruan gazeta “NZZ am Sonntag”.
Vetëm rreth një e treta planifikojnë të kthehen në vendin e tyre të origjinës, përcjell albinfo.ch. Këto shifra janë bazuar në një studim nga Fondacioni Zviceran Kombëtar i Shkencës (NSF), i cili analizon për herë të parë motivimin dhe objektivat e emigrantëve gjermanë në Zvicër që nga viti 2002.
Arsyet kryesore të përmendura për mirëqenie të gjermanëve në Zvicër janë: situata profesionale, paga, standardet më të larta të jetesës dhe stabiliteti ekonomik.
Me gjithë debatin e përjetshëm mbi armiqësinë e supozuar të gjermanofolësve të Zvicrës, shumica e emigrantëve gjermanë ndjehen të integruar mirë, të paktën kështu përfundon studimi i lartpërmendur.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme











