Shkurt.ch
3000 raste në vit të trafikimit në Zvicër
Nuk janë vetëm prostitutat të prekura nga trafikimi në Zvicër. Policia zvicerane raporton për 3000 viktima në vit të trafikimit me qenie njerëzore.
Në Zvicër janë qindra njerëz në vit që shfrytëzohen si fuqi punëtore e lirë. Kur flitet për trafikimin nuk janë vetëm prostitutat që shfrytëzohen seksualisht, por edhe punëtorët që detyrohen të punojnë si fuqi punëtore e lirë. Shumë industri janë të prekura nga trafikimi në Zvicër.
Nuk janë vetëm ata që punojnë në industrinë e seksit, por edhe në bujqësi, hoteleri dhe industrinë e ndërtimit.
Boris Mesaric nga Qendra koordinuese kundër tregtisë me qenie njerëzore, tha se shfrytëzimi në punë është karakteristik se punëtorët janë në një marrëdhënie të detyrueshme pune dhe nuk mund të largohen.
“Trafikimi njerëzor është formë moderne e skllavërisë”, thotë Boris Mesaric.
Policia zvicerane thotë të jenë regjistruar 3000 raste të viktimave të mundshme të trafikimit, ndërsa janë raportuar vetëm 78 raste.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” Qeveria e Zvicrës ka përshkruar jo vetëm anët negative që sheh nëse nisma “Jo 10 milionëve”... -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën -
Kirurgu i akuzuar i zemrës: “Fajtor, rezistenca kundër meje si mjek italian” -
Këshilli Federal e konsideron ndalimin e telefonave inteligjentë për fëmijët nën 12 vjeç si shumë kufizues














