Lajme
35 milionë dollarë kredi për Autostradën Elbasan-Tiranë
Në Shqipëria miratohet kredia prej 35 milionë dollarësh dhënë nga Banka Islamike për Zhvillim, për të përfunduar autostradën Elbasan-Tiranë
Komisioni i Ligjeve në Shqipëri, miratoi kredinë prej 35 milionë dollarësh dhënë nga Banka Islamike për Zhvillim, për të përfunduar autostradën Elbasan-Tiranë, që ka mbetur pa u përfunduar për mungesë të llogarive fillestare. Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj tha se shtesa në financim vjen për shkak të projektimit të gabuar që në fillim.
“Kur është bërë negocimi i parë financiar me bankën kredituese ka pasur një vlerë shumë më të lartë, por në fund të ditës është ulur me rreth 100 milionë dollarë. Pikërisht sepse ekspertët e kohës kanë qenë të bindur se mund të realizohej me më pak para”, u shpreh Dervishaj.
Deputetët kërkuan që nëse ka përgjegjësi qoftë penale, qoftë administrative në projektimin e gabuar të nxirren përgjegjësit. Pandeli Majko tha se duhen marrë masa të mos bëhen më gabime të tilla.
“Vlerësoj shumë, duke ju njohur edhe ju personalisht faktin që sapo thatë. Se ju do të kërkoni pranë organeve kompetente që kjo histori të mos mbyllet thjesht si moment administrative. E theksoj ky është një precedent shumë i rrezikshëm”, tha Majko.
Me mbylljen e kësaj kredie mbulohet krejt financimi i rrugës Tiranë-Elbasan. Kryesisht shtesa e financimit do të shkojë për përballimin e kostove të punimeve për rrëshqitjet e tokës. Kjo rrugë e shkurton dukshëm qarkullimin nga Korça, Pogradeci e Elbasani, por edhe nga Maqedonia drejt kryeqytetit të Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit













