Shqipëria
3,5 milionë USD investohen në alpet shqiptare
Alpet shqiptare shquhen për një natyrë të bukur dhe gjithnjë e më shumë po frekuentohen nga turistë vendas e të huaj, në 365 ditë të vitit, përcjell albinfo.ch.
Së fundmi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha sot se “Alpet shqiptare janë bërë të vizitueshme në 365 ditë të vitit. Kjo falë rikualifikimit urban të qendrave të fshatrave. Në fillim ishte Valbona, më pas u vazhdua me Razmën e Tamarën. Para dy javësh përfundoi edhe qendra e Vermoshit. Tashmë, i ka ardhur radha Parkut Kombëtar Theth dhe Bogës”.
“Janë 3,5 milionë USD investime të qeverisë shqiptare. Të gjitha këto mrekulli të natyrës shqiptare kanë tashmë edhe dinjitetin e rikualifikimit urban si qendra të fshatrave. Përfundimi i rindërtimit të rrugëve i ka bërë të vizitueshme në çdo stinë të vitit”, tha Klosi.
Alpet shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit). Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8% të tij; kanë pozitë gjeografike tepër të izoluar, sepse rrugët që i lidhin ato me rajonet e tjera të vendit dhe trevat shqiptare jashtë kufirit, janë të pakta dhe në gjendje të keqe, shkruan atsh.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën