Shkurt.ch
35 për qind më shumë azilkërkues gjatë janarit
Numri më i madh i kërkesave vijnë nga personat që tashmë një kohë të gjatë janë nëpër Evropë
2141 kërkesa për azil janë paraqitur gjatë janarit në Zvicër. Bëhet fjalë për 35 për qind më shumë se në dhjetor, por më pak se në nëntor.
Sipas Zyrës Federale për Migracion (BFM), azilantët më shumë vijnë nga Tunezia, Nigeria, Eritrea, Afganistani dhe Maroku.
Numri më i madh i kërkesave vijnë nga personat që tashmë një kohë të gjatë janë nëpër Evropë.
Për shkak të problemeve ekonomike emigracioni është në rritje brenda vendeve të BE-së.
Ndërsa gjatë janarit mbeti i ulët numri i kërkesave për azil nga vendet e Ballkanit. Vetëm 59 kërkesa azili u pranuan nga qytetarët e këtyre vendeve të liruara nga vizat.
Që prej aplikimit të procedurave të shpejta janë proceduar 1876 kërkesa për azil.
1872 azilkërkues të këtyre vendeve të Ballkanit janë larguar nga Zvicra.
Që nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Dublinit, në vitin 2009, Zvicra ka qenë e autorizuar të pranojë gjatë janarit 947 kërkesa azili nga vendet e tjera evropiane.
Nga Italia janë pranuar 530 raste.
357 njerëz në të njëjtën kohë mund të transferohen në vendet e tjera nënshkruese të marrëveshjes së Dublinit (228 në Itali). Bëhet fjalë për 46 më shumë raste se në muajin e kaluar.
Gjatë të njëjtës periudhë, Zvicrës i është kërkuar nga shtetet e tjera të Dublinit për të pranuar 216 azilantë. Për 129 azilkërkues tashmë Zvicra është deklaruar e gatshme t’i pranojë, ndërsa 86 raste të tjera janë refuzuar.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















