Kosova
362 pejanë hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës
Numri i qytetarëve të komunës së Pejës që jetojnë në shtetet e jashtme dhe që po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës ka shënuar rritje vitin e kaluar.
Për dallim nga viti 2016, ky numër është dyfishuar. Shefi i Ofiqarisë në Pejë, Shefqet Thaqi, tregoi për Kohën Ditore se gjatë vitit 2017 kanë aplikuar 362 mërgimtarë që të lirohen nga shtetësia e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Vetëm 22 veta kanë aplikuar për të fituar shtetësinë e Kosovës, prej të cilëve vetëm dy janë që kanë aplikuar për rifitim të shtetësisë, derisa të tjerët kanë qenë bashkëshortë të shteteve të huaja që kanë lidhur kurorë me shtetas tanë.
“Trendi i rritjes së lirimit nga shtetësia po vazhdon në Pejë dhe kjo rritje është shumë shqetësuese dhe alarmante për neve si shoqëri”, thotë Thaqi. Disa e bëjnë me vetë dëshirë për interes të perspektivës së tyre jetësore, kushtet ekonomike, siguria e gjithashtu edhe nga kushtëzimet e shteteve ku jetojnë për përcaktimin për njërën shtetësi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih













