Shkurt.ch
37% të zviceranëve blejnë online
Nëse në vitin 2015 ishin 30 për qind të zviceranëve që pëlqenin të blejnë përmes interntit, në vitin 2017 kjo kuotë u ngrit në 37%
Qytetarët e Zvicrës vazhdojnë shprehinë e blerjeve jashtë vendit ndërsa, kohëve të fundit, ata gjithnjë më shumë praktikojnë të blejnë online, shkruan srf.ch.
Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i St. Gallenit, gjatë vitit 2017 nuk është regjistruar numër i madh si më parë i zviceranëve që kanë kaluar kufirin për të bërë “pazaret” e tyre. Por, trendi tregon se ata që megjithatë kanë kaluar kufirin, kanë blerë më tepër, dmth kanë shpenzuar më shumë të holla.
Ndërkaq, gjithnjë më e preferuar po bëhet blerja online, përmes internetit gjë që e tregon rritja e përqindjes së atyre që blerjet e tyre i bëjnë në këtë mënyrë, transmeton albinfo.ch. Kështu, nëse në vitin 2015 ishin 30 për qind të zviceranëve që pëlqenin të blejnë përmes interntit, në vitin 2017 kjo kuotë u ngrit në 37%. Studimi konstaton se përveç që ka pasur numër më të madh të porosive, gjatë vitit 2017 është shtuar edhe sasia e mallrave të blera.
E gjithë kjo ka bërë që humbjet që ka pësuar tregtia me pakicë në Zvicër gjatë vitit 2017 kanë qenë 9.1 miliardë franga ose 10 për qind më të mëdha se në vitin 2015.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët














