Lajme
Zvicër: 4 miliardë franga për kompaninë energjitike Axpo
Raportohet se për shkak të rritjes së mprehtë të çmimeve në tregjet e energjisë, Këshilli Federal vendosi të martën t’i japë Axpo-s një kredi prej 4 miliardë CHF, përcjell albinfo.ch.
Kjo shumë e parash u dha që Axpo të mos ketë probleme likuiditeti dhe për këtë arsye ka vendosur të aktivizojë planin e shpëtimit në bazë të një urdhërese domosdoshmërie dhe t’i japë kompanisë linjën e kreditit të pashfrytëzuar ende.
E gjithë kjo mbështetje erdhi pasiqë trupi i madh i energjisë elektrike paraqiti kërkesën për mbështetje të përkohshme në Këshillin Federal, shpjegoi Zyra Federale e Energjisë (SFOE) në një deklaratë të martën.
Qeveria u përgjigj pozitivisht për të mos rrezikuar furnizimin me energji të Zvicrës.
Vlen të theksohet se Axpo është një kompani e rëndësishme sistemike e energjisë elektrike për Zvicrën.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë Në orët e pasdites policia ka njoftuar se viktima e zjarrit është identifikuar: bëhet fjalë për... -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit -
Premtimet e pazakonta nëse Zvicra shpallet kampione bote













