Zhvillim
4 vjet me ujë Kllokoti në Zvicër
Cilësia e ujit natyral mineral të Ujit të Kllokotit ka bërë që ky lloj uji të kërkohet edhe jashtë Kosovës. Tashmë në marketet e Ottos në Zvicër mund ta gjeni prej janarit 2015 në shitje produktin shumë të kërkuar nga Kosova, “Uji i Kllokotit”.
“Nga të gjitha produktet e ujit që vijnë nga Ballkani, Ottos ka zgjedhur Ujin e Kllokotit”, thotë për albinfo.ch Hekrem Iseni, me qëndrim në Muri AG, pronar i firmës Eduardi GmbH në po këtë qytet.
Importues i saj, ndihet krenar, sepse kjo natyrisht që është me interes ekonomik, por edhe simbolik, ngase edhe ai vetë është me
prejardhje nga Vitia, ku edhe gjendet e Fabrika e ujit “Kllokoti” .
Ai tregon për albinfo.ch se përpjekjet për të sjellë në Zvicër Ujin e Kllokotit, janë të mëhershme. Madje ky ujë nga Kosova mund të blihet në të ashtuquajturat “etnomarkete” (shitoret me mallra ballkanike).
„Duke i parë produktet tjera të Ballkanit në raftet e shitoreve zvicerane më ka nxitur që ta sjell edhe ujin e Kllokotit”, tregon për vendimin që të merret me eksportin e këtij uji nga Kosova në Zvicër.
Fabrika e ujit mineral “Kllokoti” ka filluar para katër vjetëve eksportin e ujit mineral në Zvicër, dhe tashmë ky produkt është bërë i njohur në mesin e zviceranëve.
Uji i Kllokotit është ujë mineral natyral me përbërje optimale minerale, me shije të jashtëzakonshme, që nuk i konkurron asnjë lloj uji i kësaj natyre. Përveç, që sjell freski, shtimi i dioksid karboni (CO2) është 100 % natyral.
Madje disa nga konsumatorët thonë të jetë edhe shërues.
Steiger Sandro nga Dottikon ka thënë për albinfo.ch se ky uji i Kllokotit ishte bërë ilaç për lukthin e tij. „Gjithmonë kam pasur probleme me lukthin tim. Pata provuar me medikamente të ndryshme më shumë se një vit më parë, por fatkeqësisht pa sukses. Më është rekomanduar uji i Kllokotit. Në fillim kam menduar se nuk do të jetë e mundur, derisa nuk e kam provuar atë. Pas vetëm 3 javë çdo gjë u zhduk dhe u ndjeva shumë mirë, deri më sot, e pabesueshme”, thotë Sandro dhe iu rekomandon edhe të tjerëve këtë ujë nëse kanë problem me dhimbjet e barkut.
Po ashtu thuhet se ndihmon evitimin e gurëve ne veshka dhe mbrojtjen e dhëmbëve nga kariesi. Se është 99 % për qind natyral, këtë e kishte konstatuar edhe Hoffman, Institut në Holandë, por edhe institute tjera labaratorike zvicerane.
Importuesi po bën plane që ujin e Kllokotit ta sjellë në të gjitha shitoret në Zvicër, në zinxhirët konsumues më të rëndësishëm në vend.
Importimi i Ujit të Kllokotit dhe produketeve tjera shënon një hap serioz dhe konkret drejt kontributit të aktorëve ekonomikë të diasporës për zhvillimin e Kosovës. Në fakt, rritja e eksportimit të produkteve kosovare në Zvicër dhe Perëndim ndikon drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të punës në Kosovë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












