Koronavirusi: çast pas çasti
40 klientët në karantinë, pasi që berberi doli pozitiv me COVID 19
Berberi italian nuk e kishte ndalur punën as kur situata ishte emergjente.
Një berber italian nga Campofranco, gjatë periudhës kur e gjithë Italia ishte e mbyllur për shkak të koronavirusit, ai nuk ishte ndalur dhe kishte vazhduar punën e tij, por duke shkuar nëpër shtëpitë e klientëve për t’u rregulluar flokët dhe mjekrën.
Por, kryebashkiaku i atij vendi, Rosario Pitanza, ka njoftuar që ky berber është infektuar me koroavirus dhe të gjithë 40 klientët e tij janë futur në karantinë.
Pitanza në Facebook të Komunës së Campofranco shkruan.
“Berberi nuk shfaqi asnjë simptomë, por siç e kërkon protokolli, klientët e tij u futën në karantinë. I ftoj qytetarët që të mos përfshihen nga paniku dhe të marrin masa. Në këtë moment më shumë se kurrë ka nevojë për bashkëpunim dhe jo për heshtje”./albinfo.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris
Jeta në Zvicër
-
Janë gjetur grimca metali në këto çokollata: COOP i tërheq nga tregu Nga tregu do të tërhiqen si çokollatat e shitura individualisht ashtu edhe ato në pako me... -
Gjashtë persona të përfshirë në një përleshje në Bernë, dy të lënduar -
Kundërshtarët e vaksinimit demonstruan në St. Gallen bashkë me ekstremistët e djathtë -
Njëmbëdhjetë të plagosur pas shpërthimit në paradën e karnavaleve në Valis -
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër











