Lajme
40 metra nën detin Baltik: Çfarë duhet të dini për tunelin nënujor më të gjatë në botë
Danimarka dhe Gjermania ndërtojnë tunelin nënujor më të gjatë në botë
Është 40 metra nën detin Baltik, tuneli nënujor më i gjatë në botë do të lidhë Danimarkën dhe Gjermaninë, do të shkurtojë kohën e udhëtimit mes dy vendeve kur të hapet në vitin 2029, përcjell albinfo.ch.
Tuneli do të ndërtohet në Rripin Ferhmarnbelt, një hapësirë lidhëse mes ishullit gjerman Ferhmarn dhe atij danez Lolland. Është konceptuar si një transport alternativ kundrejt tragetit që lundron mes Rodby dhe Puttgarden që përdoret nga miliona pasagjerë çdo vit. Aktualisht distanca përshkohet për 45 minuta me traget, ndërsa tani do të nevojiten vetëm 7 minuta me tren dhe 10 me makinë.
Ndërtimi i tunelit Fehmarnbelt nisi të ndërtohej në vitin 2020 pas një dekade planifikimi dhe deri më tani është përfunduar një port i përkohshëm në kufirin danez. Në të do të vendoset fabrika ku do ndërtohen 89 segmentet masive të betonit që do të përbëjnë tunelin.
Tuneli do të jetë 18 km i gjatë dhe është një nga projektet më ambicioze dhe të kushtueshme të infrastrukturës në Europë, me një buxhet mbi 7 miliardë Euro. Krahasuar me Channel, që lidh Anglinë dhe Francën, ky i fundit është 50 km i gjatë, u përfundua në vitin 1993 dhe me paratë e sotme, ka kushtuar 12 miliardë Euro. Ndonëse është më i gjatë se Fehmarnbelt, Channel u ndërtua me anë të makinerive shpuese dhe jo me segmente të gatshme betoni që do zhyten nën ujë, arsyeja kryesore që e bën të parin të llogaritet si më i gjati në botë.
Një udhëtim me tren nga Hamburgu në Kopenhagen zgjat 4 orë e gjysmë, ndërsa me ndërtimin e tunelit kohëzgjatja do të përgjysmohet.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 Rregullat e reja mbi reklamimin e duhanit për të mbrojtur fëmijët, të miratuara nga parlamenti zviceran... -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim?











