Kosova
4,6 për qind, rritja ekonomike në Maqedoninë e Veriut
Maqedonia e Veriut do të ketë rritje ekonomike sivjet për 4,6 për qind, ndërsa inflacioni 2,4 për qind, me tendencë që të stabilizohet, tregon raporti më i ri i Bankës Botërore, përcjell albinfo.ch.
Siç u tha në prezantimin e sotëm, krahas rimëkëmbjes ekonomike, ende ekzistojnë rreziqe, para së gjithash për shkak të ritmit të ngadaltë të vaksinimit në vend.
“Projeksioni për rritje është 4.6 për qind në vitin 2021, shumë më i lartë se parashikimet e pranverës. Këto pikëpamje pozitive mbeten të mbushura me rreziqe negative si rezultat i ritmit të ngadalshëm të imunizimit dhe zinxhirëve të furnizimit të ndërprerë, pasi kushtet e financimit fillojnë të forcohen”, tha drejtori i zyrës së Bankës Botërore në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, Masimiliano Paoluçi.
Sipas tij, ekonomitë e të gjitha vendeve në Ballkanin Perëndimor, përveç Malit të Zi, deri në fund të vitit do të kthehen në nivel para pandemisë.
“Rajoni i Ballkanit Perëndimor po rimëkëmbet pas recesionit në vitin 2020 i shkaktuar nga KOVID-19 falë rimëkëmbjes më të shpejtë se sa pritej në 2021. Perspektivat në rajon janë përmirësuar ndjeshëm, me rritjen e BPV-së të parashikuar të arrijë në 5.9 për qind më 2021, pas një rënie prej 3.1 për qind në vitin 2020. Në vitin 2022, rritja në rajon parashikohet të jetë 4.1 për qind, ndërsa në vitin 2023 pritet të jetë 3.8 për qind. Norma e varfërisë në rajon parashikohet të vazhdojë prirjen rënëse të nisur para pandemisë dhe të ulet me rreth 1 pikë përqindje në 20.3 për qind, afër nivelit të vitit 2019”, qëndron në raport.
Në pajtim me raportin që në mënyrë më të detajuar e prezantoi Sanja Maxhareviq-Shujster, ekonomiste e lartë për Ballkanin Perëndimor, rimëkëmbja në rajon është rezultat i kërkesës më të fortë të brendshme dhe të jashtme.
“Megjithatë, rimëkëmbja edhe më tej është e brishtë. Shenjat paralajmëruese të hershme që vijnë nga tregu i punës kërkojnë më shumë vëmendje. Humbjet e vendeve të punës nga recesioni dhe pasojat e tij kanë prekur në mënyrë disproporcionale gratë dhe të rinjtë, të cilat mund të minojnë përpjekjet e rajonit për të rritur normat afatgjata të ulëta të pjesëmarrjes në fuqinë punëtore. Papunësia e të rinjve u rrit në 37.7 për qind më 2021, që është 5.4 pikë përqindje më shumë se në qershor 2020, gjë që përkeqësoi më tej perspektivat e punësimit të të rinjve”, analizon Banka Botërore.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












