Shqipëria

5 ditë pushim për Pavarësi

Qeveria shqiptare ka vendosur shpalljen si ditë pushimi të premten e javës që vjen, datë 30 nëntor 2018.

Kjo bën që javën e ardhshme festat të nisin që të mërkurën më 28 Nëntor e të vazhdojnë deri të dielën më 2 dhjetor, raportojnë mediat shqiptare.

Fatlumët janë ata që punojnë në shtet të cilët nga pesë ditë do të kenë mundësi të punojnë vetëm dy ditë, të hënën dhe martën, përcjell albinfo.ch.

Por bëhet fjalë vetëm për një borxh që duket kthyer shpejt, pasi vendimi i Qeverisë thekson se dita e punës e datës 30 nëntor do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.