Lajme
5 gjërat që duhet t’i bëni në mëngjes për të qenë të shëndetshëm
Duhet të kuptoni se kujdesi për veten është prioritet i të gjithëve, ndaj për të qenë gjithmonë e shëndetshme, duhet t’i vendosësh vetes çdo ditë disa “rregulla”. Rregulli i parë është “ha mëngjes”. Tani fillojmë me të tjerët:
- Pastro dhëmbët dhe gojën
Një teknikë e vjetër është ajo e pastrimit me një lugë gjelle vaj ulliri. Përveç përfitimeve të shëndetit oral, vaji i ullirit lehtëson edhe dhimbjet e shumë njerëzve që kërcasin dhëmbët ose lëvizin nofullat gjatë natës. Përdore për rreth 20 minuta si gargarë me stomak bosh, sepse kjo metodë largon edhe të gjitha toksinat nga trupi.
- Stretching
Disa ushtrime janë gjithmonë një mënyrë e mirë për t’u çlodhur dhe për të medituar pak, si dhe për të ngrohur trupin. Nëse ke kohë, bëj edhe ushtrime yoga. Nëse pjesa e ditës që vjen është një karrige, përpiqu të bësh më shumë stretching.
- Pi ujë me limon
Një gotë ujë në temperaturë dhome ka shumë përfitime shëndetësore: jo vetëm që do hidratohesh në mëngjes, por edhe do marrësh vitaminën C, e cila ndihmon lëkurën dhe rrit mirëfunksionimin e metabolizmit, por rrit edhe humorin.
- Kujdesu për lëkurën
Mos dil asnjëherë nga shtëpia pa pastruar dhe hidratuar lëkurën. Në fillim pastroje, apliko serumin kundër moshës dhe pastaj hidratoje. Dy ose tri herë në javë, mos harro të përdorësh scrub-in.
- Merr vitaminat
Për të fituar më shumë energji gjatë ditës, merr B12, omega-3 për shëndetin e muskujve dhe vitaminë E për flokët, lëkurën dhe thonjtë.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












