Lajme
5 receta për një mëngjes të shëndetshëm
Tashmë dihet se të hani shpejt pasi zgjoheni, mund t’i japë metabolizmit tuaj një rritje dhe nëse zgjidhni me mend, ushqimi gjithashtu mund t’ju ndihmojë në humbjen e peshës.
Ingredienti kyç? Proteina, e cila jo vetëm që zvogëlon nivelin e ghrelin-it (një hormon në stimulimin e urisë), por gjithashtu ndihmon në largimin e lodhjes duke ju dhënë energji të qëndrueshme.
Ja cilat janë disa nga mëngjeset që duhet të provoni:
Pica e mëngjesit
Bëni një petë të trashë dhe piqeni në 450°F derisa të theket, për 3-4 minuta nga të dyja anët. Lyejeni me ¼ filxhanë salcë domateje, më pas vendosni ¼ filxhanë mozzarella të coptuar dhe dy feta proshutë dhe 1 filxhanë spinaq. Piqeni derisa djathi të jetë shkrirë dhe të marrë ngjyrën kafe, për rreth 5 minuta. Më pas vendosini sipër 1 ose dy vezë, të gatuara sipas dëshirës. 278 kalori dhe 25 gr proteina.
Ëmbëlsirë me fruta
Në një enë hidhni greek yogurt (kos), fruta, (1 filxhan manaferra dhe ¼ filxhan me banane, të prera në feta). Shtojini drithëra në formë kokrre.
193 kalori dhe 17 gram proteina.
Burrito
Skuqni të bardhët e tri vezëve, shtoni ½ piper jeshil dhe 1 lugë Jalapeno (piper shumë të djegës). Përzijini 2 lugë djathë Cheddar dhe ¼ filxhan fasule të zezë të ziera. Hidhni salca nëse dëshironi dhe mbështillini me pite.
215 kalori dhe 24 gram proteina
Petulla
Kombinoni ½ filxhanë miell, katër të bardha veze, ½ lugë ekstrat vanilje, 1 lugë sheqer dhe ½ lugë kanellë. Hidheni masën në tigan të ngrohur dhe të lyer me spraj për gatim. Gatuajini 2-3 minuta secilën anë dhe hidhini 1 lugë shurup nëse doni. 266 kalori dhe 20 gramë proteina.
Mëngjesi në kavanoz
Këta kavanozë janë të mbushur me greek yogurt, fruta të freskëta të mbushuar me lëndë ushqyese dhe me tërshërë të shëndetëshme për zemrën. Ato janë të këshillueshme të hahen teksa nxitoni.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë Në komunën e Francavilla al Mare në rajonin Abruzzo të Italisë u mbajt ceremonia e hapjes... -
Kanada
Nga diaspora në Shqipëri, Evisa Pacolli garon në ‘Miss Universe Albania’ -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci -
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit














