Shkurt.ch
50 automjete perfshihen në një ndeshje vargore
Ka qenë një mrekulli që në ndeshjen me këto përmasa nuk ka pasur asnjë të lënduar rëndë
Rreth 50 automjete janë përfshirë në një ndeshje vargore në autostradën A 9, në afërsi të Lozanës që shkon drejtë Valisit. Polici e kantonit të Vaudit e ka konfirmuar ndeshjen por nuk ka dhënë informata më të hollësishme.
Ka qenë një mrekulli që në ndeshjen me këto përmasa nuk ka pasur asnjë të lënduar rëndë. Duket se pamja e vështirësuar për shkak të mjegullës së dendur la qenë shkaku i ndeshjes, shkruan 20minutes.
Autostrada në mes të Lausanne-Vennes dhe Chexbres në drejtim të Valisit do të mbetet e mbyllur për një kohë të pacaktuar. Ndërsa qarkullimi nga Zvicra gjermane dhe ajo franceze drejt Valisit është ndryshuar dhe do të shkojë përmes Bernës dhe autostradës A12 nëpër Freiburg. Kjo sigurisht do të shkaktojë kolona të gjata.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse











