Lajme
50% e amerikanëve presin një luftë civile të ndodhë vitet e ardhshme
Një studim i Universitetit të Kalifornisë ka bërë disa zbulime shqetësuese për sa u përket zhvillimeve të fundit në SHBA.
Në dokumentin me 42 faqe thuhet se gjysma e amerikanëve presin që një luftë e dytë civile mund të ndodhë në SHBA në vitet e ardhshme.
Ndërkohë, më shumë se 40% e pjesëmarrësve mendojnë se amerikanët e vërtetë po zëvendësohen nga emigrantët – një koncept që njihet si ‘Teoria e zëvendësimit’.
Po ashtu, 40% thanë se do të preferonin një “lider të fortë” mbi një sistem demokratik.
Ndërkohë, 1 në 5 amerikanë thanë se do të merrnin armë me vete gjatë një proteste të dhunshme të stilit të Capital Hill më 6 janar. Por vetëm 4% thanë se kishte gjasa që ata ta përdornin atë për t’i shtënë dikujt.
Vdekjet nga armët në SHBA u rritën me plot 43% nga viti 2010 – 2020 dhe shitjet e armëve u shtuan ndjeshëm gjatë pandemisë.
Një studim i ngjashëm i Tulchin Reasearch muajin e shkuar zbuloi se 44% e amerikanëve mendonin se SHBA po shkonte drejt një lufte civile.
Ndërsa, sondazhi i YouGov javën e shkuar vuri në pah një rritje të thirrjeve për një ndarje të mundshme të SHBA-së.
1/3 e përkrahësve të ish-presidentit Donald Trump që jetojnë në shtete republikane thanë se duke parë mënyrën se si liberalët po ndërhyjnë në legjislacion dhe mënyrën se si ata po “shkatërrojnë vlerat e familjes amerikane”, ata do të ishin pro “ndarjes në dysh të Amerikës dhe formimit të një shtetit të pavarur të përbërë nga shteteve konservatore’.
Sidoqoftë, 30% e tyre ishin kundër kësaj ideje.
Sipas studiuesve në Universitetin e Kalifornisë këto rezultate “kalojnë edhe pritshmëritë e tyre më të këqija”.
Por, sipas tyre, mund të mos ketë ende vend për panik, pasi shumica e pjesëmarrësve në studim ishin “kategorikisht kundër dhunës politike”./Euronews
E-Diaspora
-
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për mandatin e tretë në Kuvend,... -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim












