Lajme
Zvicër: 50 franga është “bonusi” për ata që bindin të tjerët të vaksinohen
Kjo masë është marrë për të inkurajuar më shumë njerëz të vaksinohen, pasi Zvicra “ka një nga nivelet më të ulëta të vaksinimit në Evropë"
Në një përpjekje për të rritur normën e vaksinimit të vonuar të vendit, Zvicra do të ofrojë një bonus prej 50 frangash, transmeton albinfo.ch.
Ja si do të funksionojë:
Në një konferencë shtypi sot, ministri Zviceran i Shëndetësisë, Alain Berset, tha se qeveria do të ofrojë një kupon prej 50 frangash për këdo që bind tjetrin të vaksinohet, shkruajnë mediat zvicerane.
“Kjo punë bindëse do të shpërblehet me një kupon me vlerë 50 franga”, tha Berset.
Megjithëse natyra e saktë e këtyre kuponëve ende nuk është përcaktuar, “ne mund të imagjinojmë se ato mund të përdoren në bizneset lokale, transmeton albinfo.ch. Por do të varet nga kantonet për të vendosur detajet”, vuri në dukje ai.
Qeveria do të shpenzojë 150 milionë franga për këtë nxitje, por sipas Berset, investimi është i vlefshëm, veçanërisht duke pasur parasysh se 50 milionë franga shpenzohen aktualisht çdo javë për testimin e Covid.
Kjo masë është marrë për të inkurajuar më shumë njerëz të vaksinohen, pasi Zvicra “ka një nga nivelet më të ulëta të vaksinimit në Evropë”, sipas Berset.
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike Gjimnazistja shqiptare nga Wili, Emily Munishi, ka arritur një hap të rëndësishëm në karrierën e saj... -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11”













