Shkurt.ch
50 shfaqje ekstremizmi në ushtrinë e Zvicrës
Rreth gjysma e rasteve të regjistruara gjatë vitit 2016 kishte të bënte me ekstremizmin e djathtë dhe një e treta me xhihadizëm ose ekstremizëm islamik
Qendra profesionale kundër ekstremizmit, e cila vepron në kuadrin e Forcave Ushtarake të Zvicrës, gjatë vitit të kaluar ka marrë 50 njoftime për shfaqje ekstremizmi brenda ushtrisë, shkruan srf.ch. Ky numër është rreth 50 për qind më i madh se ai i vitit të kaluar, kur ishin regjistruar 34 njoftime të tilla, që përfaqësonte mesataren nga viti 2012.
Rreth gjysma e rasteve të paraqitura gjatë vitit 2016 ka pasur të bënte me ekstremizmin e djathtë. Ndërsa ekstremizmit islamik, gjegjësisht xhihadizmit i kanë përkitur një e treta e rasteve.
Këtu bëhet fjalë në të shumtën e rasteve për ushtarë të veçantë, të cilët dyshohet të jenë radikalizuar, transmeton albinfo.ch. Nga këta rreth dhjetë persona janë kontrolluar në mënyrë më të detajuar. Gjashtë ushtarëve nuk u është ofruar më shërbimi në ushtri ndërsa në katër raste u janë marrë armët.
E-Diaspora
-
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm Ambasada e Kosovës prezanton flijën dhe ëmbëlsirat tradicionale, ndërsa aktivitetet kulturore vazhdojnë me shfaqjen e filmit... -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia










