5000 nënshkrime kundër dëbimit të azilkërkuesve
Burgu për dëbim dhe fluturimet speciale për riatdhesim, sipas peticionit, tashmë kanë rënë disa viktima
Pesë mijë veta kanë nënshkruar një peticion për ndërprerjen e fluturimeve për riatdhesim të azilkërkuesve të refuzuar. Peticioni i është dorëzuar të mërkurën departamentit përkatës, atij të policisë dhe të drejtësisë, që drejtohet nga Simonetta Sommaruga.
Siç bën të ditur një komitet i krijuar për këtë qëllim, nënshkrimet janë grumbulluar brenda dy muajve.
Në mesin e nënshkruesve gjenden edhe personalitete të njohura publike si ish deputeti nacional Jean Ziegler, regjisori Markus Imhoof ose aktori dhe muzikanti Carlos Leal.
Sipas peticionistëve, burgu për dëbim dhe fluturimet speciale për riatdhesim janë johumane. Kështu, sipas tyre, tashmë kanë rënë disa viktima si pasojë e praktikave të dëbimit dhe masave të lidhura me të.
Gjatë vitit 209 janë riatdhesuar në këtë mënyrë 360 persona ose afërisht çdo ditë nga një.
Përveç ndërprerjes së fluturimeve, peticioni kërkon edhe mbylljen e burgjeve për dëbim dhe ndërprerjen e mbajtjes në burgun për dëbim që zgjat deri në 18 muaj. Një gjë e tillë, thonë ata, ka shkaktuar një numër vetëvrasjesh vetëm në burgun për dëbim, të Gjenevës, Frambois.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












