Shqipëria
BBC shkruan për agroturizmin dhe kulinarinë shqiptare: Recetat e gjysheve, pasuri që po trashëgohet brez pas brezi
BBC i ka kushtuar një artikull të posaçëm agroturizmit dhe kulinarisë shqiptare, duke treguar se si recetat tradicionale janë ruajtur dhe transmetuar brez pas brezi. Sipas medias britanike, Shqipëria po i rikthehet rrënjëve të saj të kuzhinës falë gjysheve kuzhiniere, të cilat u mësojnë të rinjve teknikat e gatimit të pjatave të hershme.
Në artikull theksohet se vendi ka kaluar dy periudha “amnezie kulinare” gjatë 80 viteve të fundit.
E para lidhet me periudhën komuniste (1946–1991), kur vendi u izolua plotësisht: librat e gatimit u dogjën, importet u ndaluan, udhëtimet jashtë vendit u kufizuan, ushqimi u kolektivizua dhe mungesat ishin të përhapura.
E dyta pasoi me rënien e komunizmit, kur rreth 710,000 shqiptarë, rreth 20% e popullsisë emigruan midis viteve 1989-2001. Me kohën, shumë prej tyre humbën lidhjen me recetat e vendit të origjinës, duke adoptuar kultura të reja gastronomike.
BBC thekson se, si pasojë e këtyre dy periudhave, në fillim të shekullit XXI shumë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kishin harruar si të gatuanin kuzhinën tradicionale, përveç grave të brezave më të vjetër, të cilat ruajtën njohuritë dhe ritualet e përgatitjes së saj.
Sic raporton Top Channel, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi ndaj këtij shkrimi, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë culinare në zhvillimin e sektorit të agroturizmit:
“Rrjeti i njohur mediatik BBC i ka kushtuar një artikull agroturizmit dhe kulinarisë shqiptare, përmes seksionit BBC Travel, duke veçuar recetat tradicionale të gjysheve shqiptare që po trashëgohen brez pas brezi dhe që janë një pikë e fortë e sipërmarrjeve të reja të agroturizmit të hapura në vendin tonë.”
Artikulli i BBC-së vjen në një moment kur agroturizmi shqiptar po përjeton rritje të ndjeshme, duke u shndërruar në një prej shtyllave të promovimit të kulturës, turizmit dhe identitetit gastronomik të vendit.
Sieh dir diesen Beitrag auf Instagram an
E-Diaspora
-
Shqiptarja debuton në ekranin e madh me filmin britanik kriminal “A Gangster’s Life” Rina Lipa debuton në filmin kriminal britanik “A Gangster’s Life”... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais











