Lajme
55 milionë persona u zhvendosën brenda kufiijve më 2020
Në raportin e fundit, numri i personave të zhvendosur brenda kufijve të një shteti ka prekur shifra rekorde vitin e kaluar, sipas një raporti të përpiluar nga Qendra Monitoruese e Zhvendosjeve të Brendshme dhe Këshilli Norvegjez për Refugjatët, përcjell albinfo.ch.
Ani pse viti 2020 ishte vit pandemik, veçmas kufizimeve të vendosura për luftim të koronavirusit në gjithë botën, kufijve, dikush është detyruar të zhvendoset brenda shtetit në secilin sekondë të vitit të kaluar, është thënë në raport.
Shkaqet kryesore janë stuhitë, konfliktet dhe shpërthimet e dhunës, kanë detyruar 40.5 milionë persona të përballen me këtë lloj të zhvendosjes, njëherësh shfra më e lartë në 10 vjetët e fundit.
Sipas raportit, thuhet se numri total i personave të zhvendosur brenda shtetit është rritur në 55 milionë – shifër më shumë se dyfish më e lartë se 26 milionë persona që kanë ikur si refugjatë jashtë kufijve.
“Të dy numrat këtë vit kanë qenë jashtëzakonisht të lartë”, ka thënë udhëheqësja e Qendrës Monitoruese të Zhvendosjeve të Brendshme, Alexandra Bilak.
Në raport është thënë edhe se shpërthimet e dhunës dhe aktivitetet e grupeve terroriste në Etiopi, Mozambik dhe Burkina Faso kanë kontribuuar në disa prej zhvendosjeve më të shpejta vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












