Integrimi
550 franga dënim për nxënësit që nuk flasin gjermanisht!
Kryetarja e komunës, Johanna Bartholdi është e vetëdishme se një vendim i tillë është delikat dhe madje e pranon se është diku në «zonën gri» të drejtësisë
Nxënësit me prejardhje të huaj në qytezën Egerkingen të Kantonit Solothurn përbëjnë në disa klasa deri në 70% të numrit të përgjithshëm. Duke qenë kështu, ndodh që ata në kohën e lirë, gjatë pauzave, mes vete të flasin edhe në gjuhët e tyre amtare.
Por kryetarja e komunës do t`ua ndalojë këtë, duke futur një masë ndëshkuese. Deri në 550 franga do të paguajë ai nxënës që kapet duke folur në gjuhë tjetër pos në gjermanishte!
Vendimi për këtë është marrë madje nga Këshilli i Komunës së Egerkingenit, në kuadrin e masave për mbajtjen e rendit ne shkolla. «Gjatë gjithë kohës që kalojnë në shkollë dhe në gjithë arealin e shkollës, gjuhë komunikimi për nxënësit është gjermanishtja», thuhet në vendimin që ka ngritur pluhur në këtë komunë e më gjerë.
«Nuk bën të lejohet që fëmijët zviceranë të kufizohen, diskrimonohen», thotë autorja e gjithë kësaj, kryetarja e komunës, Johanna Bartholdi (FDP) për gazetën «Oltner Tagblatt». Ajo e arsyeton këtë vendim me faktin se ka klasë ku nxënësit me gjuhë amtare të huaj përbëjnë deri në 70% të numrit ë përgjithshëm, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, gjoba prej 550 frangash fëmijëve do t`u shiptohet “vetëm” pas “shkeljes” së tretë të vendimit. Herën e parë u shqiptohet vërejtje me gojë, me rastn e “shkeljes” së dytë lajmërohen prindërit me shkrim. Ndërsa në rast se nxënësi kapet duke gabuar tri herë me radhë, ai dënohet me ndjekjen e një kursi të gjermanishtes prej 10 leksionesh. Çmimi i kursit është 550 franga dhe atë do ta paguajë vet nxënësi!
Kryetarja Bartholdi është e vetëdishme se një vendim i tillë është delikat dhe madje e pranon se është diku në «zonën gri» të drejtësisë, përcjell albinfo.ch. Por, arsyeton ajo, «nëse do të lejonim që në fund të jenë nxënësit zviceranë ata që duhet të përshtaten (të adaptohen me gjuhët e huaja shumicë) atëherë shkolla do ta humbiste funksonin e saj integrues”.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! Pak minuta para fillimit të ndeshjes së madhe të 1/8-ave të Kupës së Botës kundër Kolumbisë,... -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit











