Lajme
550 libra nga Zvicra në 100 vjetorin e shkollës së Koshtovës
Në aksionin e saj më të ri, “DeV“ ka dërguar në Koshtovë të Mitrovicës 550 libra dedikuar shikollës së atjeshme „Jusuf Rexha“ në 100 vjetorin e saj
Në aksionin e saj më të ri, “DeV“ ka dërguar në Koshtovë të Mitrovicës 550 libra dedikuar shikollës së atjeshme „Jusuf Rexha“ në 100 vjetorin e saj, bën të ditur përfaqësuesi i kësaj shoqate, Fadil Krasniqi, i cili edhe ka bërë dërgimin e librave nga Zvicra.
Shkolla e fshatit është themeluar në vitin 1915 në kohën e pushtetit të Austrohungarisë, nga atdhetari dhe mësuesi i këtij fshati, Jusuf Rexha, emrin e të cilit e mban sot.
Dhe pikërisht sot, më 5 qershor, në Koshtovë kremtohet jubileu i rrallë, ai i 100 vjetorit të shkollës, me një akademi solemne. Kjo shkollë, së bashku me atë të Zhabarit, si shkollat e para zyrtare në gjuhën shqipe u hapën me iniciativën dhe përkujdesjen e jashtëzakonshme të patriotit dhe arsimdashësit të madh, Hasan Prishtina. Mësuesit e parë ishin, krrahas Jusuf Rexhës edhe Shaban Idrizi dhe Hajrë Haxhia.
Pranimin e librave të dhuruara nga Zvicra, në Mitrovicë e ka bërë Veton Rexha, nipi i mësuesit të parë. Rexha pastaj i ka dorëzuar librat në mënyrë solemne drejtorit të shkollës, Bujar Begut dhe sekretarit, Nexhmedin Hajredini, të cilët kanë shprehur falënderimin e tyre në emrin e personelit dhe nxënësve për dhuratën e ardhur nga bashkatdhetarët nga Zvicra, thotë z. Krasniqi.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?














