Shkurt.ch
58% të zviceranëve dalin në pension të parakohshëm
Në rrethanat kur mosha mesatare që e arrijnë zviceranët po shkon duke u rritur, ka qenë e pritshme e kundërta, pra që të punësuarit të vazhdojnë procesin e punës më gjatë se deri tash
Shumica e zviceranëve shfrytëzojnë mundësinë që të dalin në pension të parakohshëm. Siç shkruan gazeta “NZZ am Sonntag” në botimin e sotëm, vetëm një pakicë vazhdon punën efektive e në orar të plotë deri në moshën e pensionimit. Në fakt, 58 për qind të njerëzve që janë të punësuar, dalin në pension para moshës që për këtë ua cakton ligji, shkruan gazeta në fjalë.
Këtë konstatim “NZZ am Sonntag” e mbështet në një studim të realizuar nga këshillimorja e fondeve të sigurimeve pensionale Swisscanto, transmeton albinfo.ch. Sipas studimit në fjalë, vetëm 32% të punëmarrësve punon deri në moshën e paraparë me ligj, (e cila është 65 për meshkuj dhe 64 për gra).
Përqindja e lartë e pensionimeve të parakohshme ka qenë befasi edhe për bartësit e studimit, është shprehur për gazetën Rene Raths, pjesë e stafit drejtues të Swisscanto.
Në rrethanat kur mosha mesatare që e arrijnë zviceranët po shkon duke u rritur, ka qenë e pritshme e kundërta, pra që të punësuarit të vazhdojnë procesin e punës më gjatë se deri tash.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël













