E-Diaspora
60-vjeçari nga Kosova akuzohet për keqtrajtim të lopës së zviceranit
Në gjykatë, i pandehuri pranoi se kishte bërë tri herë marrëdhënie seksuale me lopën e zviceranit
Gjykata e Rrethit në See-Gaster në kantonin zviceran të St. Gallen është duke trajtuar një rast pak më të veçantë të një të pandehuri 60-vjeçar, i cili thuhet të jetë nga Kosova.
Sipas “tagblatt.ch” ai akuzohet për disa raste, por ngarkohet edhe për keqtrajtim të kafshëve. Mbi të gjitha, akuza e fundit doli të jetë shumë bizare, transmeton albinfo.ch.
Fillimisht, kosovari ishte paditur nga një familje fshatare, sepse 60-vjeçari i kishte hyrë pa leje në ahurin e lopëve të tyre. Kur fermerët vunë re se diçka nuk ishte në rregull me stallën e tyre, ata instaluan një kamerë survejimi që e filmonte të pandehurin kur ai hynte brenda pa lejen e tyre.
Kamera e survejimit kishte regjistruar skena bizare, kur 60-vjeçari kishte marrëdhënie seksuale me kafshët. Në gjykatë, i pandehuri pranoi se kishte bërë tri herë marrëdhënie seksuale me lopën e zviceranit.
Me sa duket, ai keqtrajtonte të njëjtën lopë disa herë ngase ajo nuk kishte lëvizur, ishte arsyetuar në gjykatë kosovari.
Megjithëse i pandehuri kishte bërë një rrëfim në gjykatë, ai nuk mund ta justifikonte veprimin e tij të turpshëm. Ai ishte i zemëruar me veten se kishte abuzuar me lopën, shkruan “tagblatt.ch”. Ai kërkoi falje pronarëve të lopës për veprën e tij dhe u zotua se kurrë nuk do ta bëjë të njëjtin veprim, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, pendimi në gjykatë nuk mund t’a mbronte kosovarin nga ndëshkimi: prokurori publik zviceran kërkoi një gjobë prej rreth 11,300 euro për të pandehurin e dënuar më parë, të përshkruar si një pensionist i papunë invalidor. Mbrojtësit e kosovarit kërkuan nga ana tjetër që të lirohet nga akuza për keqtrajtim të kafshëve.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike











