Shkurt.ch

60-vjeçarja vodhi nga restoranti 2 milionë CHF gjatë 9 vjetëve

Një ish-menaxhere e restorantit Globus në Gjenevë është dënuar për vjedhje të afro 2 milionë CHF nga biznesi për 9 vjet.

60-vjeçarja ka filluar duke vjedhur sasi të vogla, rreth 200 CHF në ditë dhe më pas më shumë se 1,000 CHF në ditë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Ajo i bleu vetes stoli, bileta avioni të klasit të parë dhe madje edhe makina luksoze, pavarësisht se nuk kishte patentë shoferi.

Ajo i tha gjykatës se vodhi paratë për shkak të paraqitjes.

Ajo u dënua me 6 muaj burgim dhe një dënim me kusht për dy vjet të tjera. Por ajo nuk do të kthehet në burg për shkak të kohës kur është mbyllur në paraburgim.

Ajo do të duhet t’i kthejë paratë.