Lajme
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij incidenti
Një tjetër sulm masiv rus me raketa balistike dhe dronë ka tronditur Ukrainën gjatë natës së fundit, duke goditur edhe kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev.
Lajmi është bërë publik nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili reagoi ashpër përmes një postimi në rrjetin X, transmeton albinfo.ch.
Sipas Hoxhës, sulmi ka vënë në rrezik serioz jetën e ambasadorit shqiptar, duke e cilësuar ngjarjen si “plotësisht të papranueshme”. Shqipëria dënoi sulmet ndaj objektivave civile në Ukrainë dhe akuzoi Rusinë për shpërfillje totale të jetës njerëzore dhe të drejtës ndërkombëtare.
“Targetimi i zonave civile dhe vënia në rrezik e personelit diplomatik përfaqëson një përshkallëzim të rëndë dhe një tjetër kujtesë të kostos njerëzore të agresionit rus”, deklaroi ministri.
Në reagimin e tij, Hoxha theksoi se lufta e nisur nga Rusia ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në Ukrainë, duke goditur vazhdimisht infrastrukturën energjetike, shkollat, spitalet dhe banesat civile, por pa arritur të thyejë qëndresën e popullit ukrainas.
Ai përsëriti thirrjen që Rusia të ndalë menjëherë sulmet, t’i japë fund luftës dhe të rikthehet në tryezën e negociatave, duke respektuar ligjin ndërkombëtar.
Shqipëria, sipas ministrit, do të vazhdojë të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndërsa personat përgjegjës për këto sulme duhet të mbahen përgjegjës.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij incidenti.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në tubimin me mërgatën shqiptare në Zvicër, premtoi se... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













