Lajme
600 ndërtues në Turqi, nën hetime
Të paktën 600 persona janë vënë nën hetim në Turqi, pjesa më e madhe e të cilëve ndërtues, apo të lidhur me ndërtimet, për shkak se dyshohen se kanë abuzuar me standardet, gjë që u evidentua pas tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit që kthyen në rrënoja qinda e mijëra objekte banimi.
Ditën e shtunë, ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag, bëri me dije se deri në këto momente janë arrestuar 184 të dyshuar, mes të cilëve konstruktorë, kontraktorë dhe pronarë objektesh.
Mes personave të arrestuar është dhe kryetari i Bashkisë së një qyteti pranë epiqendrës së tërmetit, ku numri i viktimave ishte edhe më i madhi, raporton cnn përcjell albinfo.ch.
Prej vitesh ekspertët kishin paralajmëruar se për shkak të korrupsionit qindra ndërtime të reja ishin të pasigurta.
Sipas të dhënave zyrtare, deri në këto momente në Turqi raportohen 160 mijë ndërtesa të dëmtuara rëndë, duke ngritur në këtë mënyrë pyetjen se mos impakti i tërmetit u përkeqësua nga korrupsioni.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës














