Shkurt.ch
700 mijë veta kanë vizituar Autosallonin e Gjenevës
260 ekspozues nga 30 vende kanë ekspozuar 1000 makina, në një sipërfaqe prej më shumë se 100 mijë metra katrorë
Salloni i automobilave, i Gjenevës, i 82-ti me radhë, ka tërhequr drejt qytetit buzë liqenit të Lemanit mbi 700 mijë vizitorë, që janë pak më pak se vitin e kaluar. Megjithatë, organizatorët u treguan të kënaqur në përmbylljen e sallonit, shkruan swissinfo.ch.
Njëri ndër sukseset e kësaj ekspozite të madhe të veturave ka qenë sivjet “Salloni i gjelbër”, në hyrje të ndërtesës. Rreth 10 mijë ngasës kanë shfrytëzuar nga rasti për të bërë një vozitje provuese me një veturë që vihet në lëvizje me materie ekologjike.
Gjatë sallonit, 260 ekspozues nga 30 vende kanë ekspozuar 1000 makina, në një sipërfaqe prej më shumë se 100 mijë metra katrorë (10 hektarë). Në këtë mes kanë qenë 150 premiera evropiane dhe botërore. Sipas organizatorëve, për sallonin kanë raportuar 11680 gazetarë nga 80 vende të botës.
Salloni in ardhshëm do të mbahet nga 7 deri më 17 mars të vitit 2013 me ç`rast pritet që hapësira për ekspozim të jetë më e madhe se sivjet.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena










