Lajme
75-vjeçari gjerman me stil “cool”, komentohet nga mediat botërore
Quhet Alojz Abram, një gjerman 75-vjeçar, i cili po habit shumë përdorues të Instagramit me pamjen e tij “cool”. Me stilin e tij të pazakontë për moshën që e ka, ai ka grumbulluar 1 milion ndjekës, përcjell albinfo.ch.
Ai është nga qyteti Mainz i Gjermanisë, ka shumë fotografi që u ngjajnë modelëve që reklamojnë marka të njohura të rrobave. Atij i pëlqejnë rrobat me shumë ngjyra, duke bërë që të bie në sytë e njerëzve.
Nipi i tij 24-vjeçar, Jannik Diefenbach, filloi që t’i bënte fotografi gjyshit tashmë të famshëm në vitin 2016, pasi fillimisht e kishte pyetur nëse dëshiron që t’i provojë rrobat e tij, shkruan Daily Mail, përcjell tutje albinfo.ch.
Për befasinë e të riut, gjyshit Alojz i pëlqyen shumë rrobat për të rinj. Nipi i bëri një fotografi dhe e publikoi atë në internet. Prej asaj kohe, fotografitë e “gjyshit të ri” janë bërë shumë të popullarizuara.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana














