Lajme
775 raste të reja me COVID-19 në Gjermani
Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Statistikat e fundit, të rasteve të konfirmuara me koronavirus në Gjermani, u rritën me 775 persona dhe numri i tyre ka shkuar në 251,056, treguan të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, transmeton albinfo.ch.
Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.
Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore gjermane kanë njoftuar zyrtarisht se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, 226,208 persona janë shëruar plotësisht, shkruan albinfo.ch.
Deri më tani është bërë testimi i 12,383,035 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Gjermani.
Sipas statistikave, infektimet ende po vazhdojnë të jenë të pranishme në këtë shtet.
Kujtojmë se Gjermania është shpallur vendi i dytë në botë më i sigurt nga koronavirusi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













