Lajme
80 emigrantë afganë të vdekur në brigjet italiane
Ministria e Jashtme e udhëhequr nga talibanët afganë tha se 80 shtetas afganë, përfshirë fëmijë, kanë vdekur gjatë fundosjes së anijes në jug të Italisë më 26 shkurt.
Ekipet e kërkim-shpëtimit deri më tani kanë konfirmuar se 64 persona kanë vdekur pas fundosjes së një anijeje në afërsi të Steccato di Cutro, një resort bregdetar në Itali. Tetëdhjetë persona janë shpëtuar dhe besohet se shumë të tjerë janë të zhdukur.
“Me pikëllim të thellë, ne kemi mësuar…. se 80 refugjatë afganë, përfshirë gra dhe fëmijë, që po udhëtonin nga Turqia në Itali me një anije prej druri, u mbytën në detin jugor të Italisë”, tha përmes një deklarate Ministria e Jashtme afgane, transmeton rel përcjell albinfo.ch.
“Emirati Islamik i Afganistanit lutet për martirët dhe për durimin për familjarët e viktimave. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin udhëtimin në shtetet e huaja përmes migrimit të parregullt”, u shtua në deklaratë.
Anija që u fundos ishte nisur drejt Italisë nga Izmiri në perëndim të Turqisë.
Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka thënë se pothuajse gjysma e refugjatëve që arritën përmes detit nga Turqia në Itali vitin e kaluar ishin afganë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve Në muajin janar janë regjistruar mbi 358 mijë udhëtarë dhe mbi 1,150 fluturime, duke shënuar rritje... -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











