Shkurt.ch
80 refugjatë kanë tentuar të hyjnë në Zvicër me trena të mallrave
Kjo dukuri vjen si pasojë e ashpërsimit të kontrolleve në kufirin jugor të vendit, në atë me Italinë.
Rojat kufitare të Zvicrës brenda periudhës së fundit njëvjeçare kanë kapur rreth 80 migrantë ilegalë të cilët kanë provuar të hyjnë në Zvicër, ose të kalojnë nëpër Zvicër me trena të mallrave. Këtë njoftim e ka dhënë për gazetën NZZ am Sonntag një zëdhënës i rojave kufitare. Sipas tij, në tetor të vitit 2016 janë kapur personat e parë që kishin dashur të bënin një ve veprim të tillë.
Kjo dukuri vjen si pasojë e ashpërsimit të kontrolleve në kufirin jugor të vendit, në atë me Italinë.
Nga vera e vitit 2015, Rojat Kufitare kanë kapur mijëra migrantë ilegalë në Kantonin e Tiçinos dhe i kanë kthyer ata në mënyrë të drejtpërdrejtë në Itali, transmeton albinfo.ch. Ky kthim është bërë i mundur pasi që ata nuk kishin shprehur dëshirën për të kërkuar azil në Zvicër.
Gazeta shkruan se po kështu si pasojë e ashpërsimit të kontrollit në kufij ka ardhur edhe rritja e dukirisë së trafikimit me qenie njerëzore. “Gjatë muajve të fundit, numri i trafikuesve të identifikuar ka qenë proporcionalisht më i lartë se zakonisht” ka thënë zëdhënësi. Kështu Rojat Kufuitare nga fillimi i vitit deri tash kanë kapur më shumë se 250 trafikues. Shumica e tyre vijnë nga Zvicra, Italia, Kosova dhe Siria.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është lider në kamionët e rinj elektrikë Kur bëhet fjalë për makinat elektrike, Zvicra nuk i ka arritur objektivat e saj. Por makinat... -
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie











