Lajme
850 raste të raportuara të konflikteve dhe shqetësime në ushtrinë zvicerane brenda tre viteve
Shërbimi i ndërmjetësimit i Ushtrisë Zvicerane është kontaktuar 850 herë gjatë historisë së tij trevjeçare. Rastet e raportuara përfshijnë çështje si mbingarkesa me punë, konflikte me eprorët dhe kolegët, si dhe vështirësitë për të balancuar jetën ushtarake me atë civile.
Departamenti Federal i Mbrojtjes (DDPS) e konfirmoi këtë numër raportimesh të dielën, pas një artikulli të publikuar në gazetën SonntagsBlick. Sipas kësaj gazete, numri i raportimeve ka qenë veçanërisht i lartë gjatë javëve të fundit.
Një në katër raste ka të bëjë me ngacmim psikologjik (mobbing), ngacmim seksual apo diskriminim, konfirmon gjithashtu DDPS. Janë regjistruar edhe raportime për dhunë seksuale, por numri i tyre nuk është rritur. Zyra e Këshilltares Federale Viola Amherd nuk mund t’i konfirmojë të gjitha shifrat në detaje, pasi Zyra e Ombudsmanit nuk përpilon statistika specifike për këtë temë, përcjell albinfo.ch.
Konsultime, intervista dhe ndërmjetësime
Rekrutët dhe ushtarët e Ushtrisë Zvicerane nuk mund të zgjedhin se ku, me kë dhe kur do ta kryejnë shërbimin e tyre ushtarak, vëren SonntagsBlick, transmeton albinfo.ch. Me rreth 12,000 rekrutë të rinj çdo vit, konfliktet janë të pashmangshme dhe disa prej tyre përfundojnë në shërbimin e ndërmjetësimit, shton gazeta, duke theksuar se raportimet kanë çuar në më shumë se 4,000 “aktivitete” të tilla si konsultime, intervista dhe ndërmjetësime.
Shërbimi i pavarur i ndërmjetësimit është i hapur për ushtarakët aktualë, të ardhshëm dhe ish-ushtarakët, si dhe për të afërmit dhe familjet e tyre, theksohet në faqen zyrtare të këtij shërbimi. Ata mund të kontaktojnë shërbimin kur një shqetësim që lidhet me shërbimin ushtarak nuk mund të zgjidhet përmes kanaleve të rregullta hierarkike apo shërbimeve të brendshme ushtarake, ose kur nuk dinë se kujt t’i drejtohen. Në faqen e internetit të DDPS gjendet edhe një formular online për këtë qëllim.
E-Diaspora
-
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 6 maj 2026 fillon procesi i... -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit












