Sport
Arnold Gjergjaj nokauton kroatin në rundin e parë
Boksieri shqiptaro – zviceran i peshës së rëndë, Arnold Gjergjaj, të shtunën pas mesnate ka nokautuar në rundin e parë boksierin më të mirë të Kroacisë, Marino Goles.
Meqi i boksit që është zhvilluar në Umweltarena, në Spreitenbach të Zvicrës ka zgjatur vetëm 40 sekonda.
Arnoldi ka treguar se ishte përgatitur mirë për të fituar këtë ndeshje, raporton albinfo.ch.
Për 31-vjeçarin Gjergjaj kjo është ndeshja e parë pas mbrojtjes së titullit evropian në qershor ndaj rusit Denis Bachtow, i cili zgjati 12 runde. Edhe pse në atë kohë Arnoldi, i njohur si “The Cobra”, në rundin e katërt e kishte thyer dorën, ai vazhdoi deri në fund, duke e mposhtur kundërshtarin.
Gjergjaj deri më tash ka një bilanc 100 %, pra ka të zhvilluara 29ndeshje pa asnjë humbje, ndërsa 21 ndeshje i ka përfunduar para kohe. Sipas webfaqes boxrec.com,
Gjergjaj renditet boksieri i 29-të në ranglistën botërore.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg













