Lajme
Refugjatët e bllokuar në Ballkan
Mijëra njerëz janë bllokuar në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë pasi lejohen të kalojnë vetëm ata që mund të provojnë se po i largohen luftës në Siri, Irak dhe Afganistan.
Të ashtuquajturit refugjatë ekonomikë nga Pakistani, Irani dhe Bangladeshi nuk kanë ku të shkojnë.
Ndërkohë që pritet të vazhdojë vala e emigrantëve dhe e refugjatëve edhe gjatë dimrit nëpërmes Greqisë. Vëzhguesit thonë se është i domosdoshëm menaxhimi i situatës për të shmangur rreziqet dhe problemet e mëtejshme.
Thuhet të jetë situatë e tensionuar mes emigrantëve të bllokuar në anën greke të kufirit Greqi – Maqedoni dhe policisë maqedonase.
Autoritetet e Maqedonisë kanë filluar ndërtimin e një gardhi në kufi, emigrantët filluan të hedhin gurë ndaj policëve në pikën kufitare.
Rreth 1300 emigrantë nga Maroku, Algjeria, Jemeni, Irani, Pakistani, Bangladeshi, Somalia dhe Kongo po qëndrojnë përgjatë shinave të hekurudhës në kufi.
Ata kanë bllokuar lëvizjen e trenave për gati dy javë.
Zëdhënësi i UNHCR-së, Brian Hansford, thotë të jetë urgjente nevoja për një proces të sigurt, në mënyrë që njerëzit të mos rrezikohen duke kërkuar rrugë ilegale.
Hansford thotë se ky nuk është një problem grek, maqedonas, apo gjerman dhe nuk është i kufizuar vetëm në një vend.
“Ky është një problem i përbashkët evropian që kërkon një përgjigje të koordinuar evropiane.”
Mbi 600 mijë emigrantë kanë hyrë këtë vit në Evropë nëpërmes Greqisë.
Shumica vazhdojnë drejt veriut nëpërmjet Ballkanit.
Analistët thonë se në Evropë po krijohet një situatë krize humanitare që kërkon vëmendje urgjente.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













