Sport
Nga frika se i ik Graniti, Gladbach i bën vend edhe Taulantit?
Duke e marrë Taulantin, klubi mund ta bindë Granitin që të qëndrojë së paku edhe një vit në Gladbach
Dy Xhakat: Graniti dhe Taulanti, përveç në ndeshjen Zvicër-Shqipëri në Kampionatin Evropian në Francë në viti 2016, ka mundësi të takohen edhe diku tjetër. Ata mund të luajnë në të njëjtin klub. Në Borussia Mönchengladbach ku me mjaft sukses po luan Graniti, mund të vijë së shpejti edhe vëllai i tij i madh, Taulanti.
Këtë mundësi e sheh gazeta gjermane «Bild», duke iu referuar burimeve të veta. Ajo e ka arsyetuar në këtë mënyrë versioni e saj: “Që Granit Xhaka të mos e lëshojë Borussian, klubi nga Mönchengladbach-u do të «detyrohet» të marrë në gjirin e vet edhe vëllain e tij, Taulantin.
Xhaka «i madh» u ka rënë gjithmonë për të mirë në sy të vëzhguesve të futbollit, të cilët kanë ndjekur ndeshjet e FC Baselit, ku luan Taulanti.
Menaxheri Max Eberl tash për tash nuk e komenton mundësinë e transferit, shkruan bild.de. «Por kjo punë merr kuptim po u shikua nga ana tjetër: Duke e marrë Taulantin, ai (Eberl) mund ta bindë Granitin që të qëndrojë së paku edhe një vit në Gladbach.
Ndonëse klube si Arsenali, Bajerni dhe Çelsea kanë treguar vazhdimisht interes për granit Xhakën, ai vazhdon të këmbëngulë: «Është një ëndërr imja që edhe njëherë të mund tëluaj me vëllain tim në një ekip»:
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih












