Integrimi
Reperi shqiptar qëllon me armë në ajër: «Është traditë jona»
«Ne po festonim një dasmë dhe unë kam shtënë me revole. Kjo eshtë traditë jona, e pse pra të mos e bëja», ka thënë reperi
Reperi Mërgim «Tenka» Tolaj me emrin artistik «Big Papi» nga Bazeli natën e Vitit të Ri ka publikuar në instagram një video ku shihet duke shtënë disa herë me revole në ajër. «Janë të shtëna gëzimi për festë, diçka që është traditë», është arsyetuar ai, shkruan 20minuten.ch. Videon e njëjtë e kishte publikuar ai edhe për festën e Kurban Bajramit, nga fundi i shtatorit, duke u uruar të gjithëve një festë të bukur.
Reperi kundërshton që xhirimi të jetë bërë në Zvicër. Thotë se verën e kaluar ka qenë në vendlindjen e tij, në Deçan dhe atje është bërë videoja, transmeton albinfo.ch. «Ne po festonim një dasmë dhe unë kam shtënë me revole. Kjo eshtë traditë jona, e pse pra të mos e bëja», ka thënë reperi.
Pyetjes nëse ka menduar se mund të lëndonte dikë, ai i është përgjigjur me «jo, pasi që ne nuk shtiejmë në grumbullime njerëzish dhe as në qytet». Ai po ashtu nuk ka ndonjë problem se mund të shërbejë si shembull i keq për ndjekësit e tij në facebook dhe në instagram. «Unë nuk jam gangster-reper. Ishte vetëm një revole me gaz dhe jo e vërtetë. Askush nuk mund të lëndohet nga kjo».
Por, ndryshe mendon Hanspeter Krüsi, zëdhënës i policisë së Kantonit St. Gallen. «Në video shihet një revole me municion të vërtetë ose frikësues. Pra bëhet fjalë shumë qartë për një armë zjarri dhe jo për një armë me gaz ose ajrore. Por, edhe nëse do të ishte armë ajrore apo me gaz, nuk është e vërtetë se ajo nuk shkakton lëndime. Nga secila armë, varësisht nga distanca prej të cilës qëllohet, mund të vijë rreziku.
Më tutje gazeta përkujton se në Kosovë, si pasojë e kësaj «tradite» festive për çdo vit plagosen ose edhe vdesin persona të pafajshëm, përcjell albinfo.ch. Vetëm në festimet e vitit të ri janë plagosur së paku një fëmijë dhe një i rritur.
http://www.20min.ch/schweiz/news/story/Basler-Rapper-provoziert-mit-Pistolen-Schuessen-10214468
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga Parlamenti Evropian ka miratuar të martën (7 korrik 2026) një reformë të madhe që ndryshon rrënjësisht... -
Rrezikohen orët e edukatës fizike -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit















