Sport
Shqipëria në kërkim të talentëve të futbollit në Zvicër
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur edhe orarin e seleksionimeve për grupmoshat e reja që në të ardhmen mund të jenë pjesë e kuqezinjëve.
Federata Shqiptare e Futbollit teston talentet më 9 janar në Cyrih të Zvicrës.
Seleksionimet filluan në Selanikë të Greqisë. Këto seleksionime, që kanë nisur sot do të vazhdojnë përgjatë gjithë muajit janar sipas një grafiku të përcaktuar nga Sektori i Ekipeve Kombëtare, shkruan albinfo.ch.
Në seleksionimin e sotëm morën pjesë për datëlindjen 2000-2001, 31 futbollistë. Ndërsa për datëlindjen 1998-1999, kishte 38 futbollistë.
Sipas informacionit që ka dhënë për faqen zyrtare të FSHF, Denis Lilo, nga Drejtoria e Ekipeve Kombetare, nesër grupi i specialistëve seleksionues, do të zhvendoset në Athinë ku për dy ditë me radhë, do të vazhdohet me pjesën tjetër të futbollistëve kandidatë nga Greqia.
Seleksionimet do të vazhdojnë më 9 janar në Cyrih dhe 11 janar në Verona.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg












