Shkurt.ch
Shkollat e Cyrihut braktisin «shkronjat e dorës»
Në vend të "shkronjave të shkrimit" (ose të dorës) si mjet për shkrimin me dorë të nxënësve do të shërbejë i ashtuquajtur «shkrimi bazik». Bëhet fjalë për modelin e shkrimit me «shkronja të shtypit»
Të gjithëve na kujtohet ajo thënia e mësueses nga klasa e parë: «A e madhe e shkrimit, a e vogël e shkrimit». Eh pra «germat e shkrimit», apo «të dorës», ato të lidhura varg apo sido që të quhen, nga viti i ardhshëm shkollor nuk do të kenë më vend në shkollat e Kantonit të Cyrihut.
Duke vendosur për heqjen e «shkronjave të dorës», këshilli Arsimor i Kantonit të Cyrihut ka ndjekur rekomandimin e autoriteteve arsimore në nivel të kantoneve gjermanishtfolëse të Zvicrës.
Sipas njoftimit që ka bërë sot këshilli në fjalë, zbatimi i plotë i vendimit do të përfundojë në vitin shkollor 2018-2019, shkruajnë mediet zvicerane. Dhe në vend të shkronjave të shkrimit, si mjet për shkrimin me dorë të nxënësve do të shërbejë i ashtuquajtur «shkrimi bazik». Bëhet fjalë për modelin e shkrimit me «shkronja të shtypit». Ai është një shkrim më i qartë, pa leqe e dredha dhe mundëson të shkruhet në mënyrë më efikase dhe të shpejtë, transmeton albinfo.ch. Te ky model nuk duhen lidhur shkronjat njëra me tjetrën.
Enti i mjeteve mësimore i Cyrihut aktualisht është duke i përpunuar fletoret e shkrimit «ABC» 1,2 dhe 3., të cilat në të ardhmen do të jenë në dispozicion vetëm me shkronjat bazike.
Konferenca e drejtorëve kantonalë të arsimit për zonën gjermanishtfolëse të Zvicrës (D-EDK) më 31 tetor 2014 u kishte rekomanduar kantoneve ne fjalë kalimin nga shkronjat e shkrimit në shkrimin bazik.
Duhet thënë se Kantoni i Lucernit është duke e aplikuar që nga viti 2010 modelin e shkrimit bazik dhe ai po rezulton i suksesshëm. Edhe Kantoni i Cyrihut pritet të ndjekë modelin e Lucernit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga Parlamenti Evropian ka miratuar të martën (7 korrik 2026) një reformë të madhe që ndryshon rrënjësisht... -
Rrezikohen orët e edukatës fizike -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit













