Kalendari
Me 28 shkurt 2016 mbahen zgjedhjet komunale në qytetin e Lozanës
Me datën 28 shkurt 2016 mbahen zgjedhjet komunale në qytetin e Lozanës ku qytetarët e saj do të zgjedhin qeverinë dhe parlamentin e ri për vitet 2016-2021.
Në këto zgjedhje kanë të drejtë votimi edhe të huajt (me vizën B ose C) me vendbanim prej 10 viteve në Zvicër dhe me vendbanim prej tre viteve në Kantonin Vaud.
Për të mësuar më për së afërmi me programin e ardhshëm qeverisës të qytetit të Lozanës, ju ftojmë që të merrni pjesë në: TAKIM TË HAPUR TË KANDIDATËVE PËR QEVERI DHE PARLAMENTIN E QYTETIT TË LOZANËS ME KOMUNITETIN SHQIPTAR ME DATËN 4 SHKURT 2016 (DITË E ENJTE) PREJ ORËS 20H00-22H00 NË SALLËN E MADHE TË RESTAURANT «LE FLORISSANT» (TE META) AVENUE DE FLORISSANT 28, 1020 RENENS. Në «Lausanne-Flon » e merrni autobusin N°18 në drejtim të «Timonet» dhe ndaleni në stacionin «Florissant». Përballë stacionit gjindet Resaturant Florissant.
Në prezantim do të marrin pjesë tre përfaqësuesit e qeverisë aktuale dhe njëherësh kandidatë për qeverinë e re të Lozanës :
-
Grégoire Junod, Drejtor i sigurisë publike dhe i çështjeve banesore,
-
Florence Germond, Drejtore e financave dhe parqeve të qytetit,
-
Oscar Tosato, Drejtor i arsimit primar, rinisë dhe kohezionit social dhe dy kandidatë për Asamblenë e qytetit :
-
Musa Kamenica, kandidat për asamblenë komunale
-
Benoît Gaillard, asambleist aktual dhe kryetar i Partisë socialiste të Lozanës. Moderimin e mbrëmjes do ta bëjë:
-
Dr Bashkim Iseni, Politolog
Për çdo informatë mund të kontaktoni në numrin e telefonit 079 917 25 82.
PS_programi-në shqip
Shkarko DokumentinInfo rreth ngjarjes
- Data e fillimit04 Shkurt 2016
- Ora20:00
- LokacioniLozanë
- Data e përfundimit28 Prill 2016 - 0:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














