CH-Ballkani
Edhe Sllovenia paralajmëron braktisjen e Shengenit
Në qoftë se Austria dhe Gjermania do të kufizojnë pranimin e emigrantëve, këto hapa tani do të merren edhe nga Sllovenia, thuhet në deklaratën e qeverisë sllovene.
Një paralajmërim i tillë vjen pas vendimit të kancelarit austriak, Werner Faymann, për pezullimin e përkohshëm të Shengenit dhe vendosjen e kontrollit të dokumenteve në kufijtë me vendet fqinje.
“Austria në përputhje me rregullat e Shengenit mund të vendosë kontrolle në kufijtë e saj për shkak të situatës së sigurisë në vend, por një masë e tillë është e nevojshme për të hyrë brenda në të gjitha vendet anëtare të Komisionit Evropian”, thotë deklarata e qeverisë sllovene, përcjellin mediat në Lubjanë.
Deklarata vuri në dukje se Sllovenia bashkëpunon në mënyrë aktive në gjetjen e një zgjidhjeje për krizën evropiane të refugjatëve dhe dëshiron marrëveshje të ndërsjellë në nivel evropian, por që do të marrë “veprime vendimtare dhe të qëndrueshme”, nëse rrezikohet interesat e saj nacionale dhe nëse vendet e tjera veprojnë në mënyrë të njëanshme.
Sipas burimeve nga Ministria e Jashtme Austriake, sipas agjencisë së lajmeve sllovene STA, regjimin e ri të rreptë dhe kontrollin e të gjithë udhëtarëve në vendkalimet kufitare me shtetet fqinje Austria do të fillojë ta aplikojë nga fundi i javës së ardhshme.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













