Shkurt.ch
Amman: “Momentet e reflektimit, të rëndësishme në kohë krizash”
Momentet e reflektimit, të tilla çfarë i ofron WEF-i, po bëhen gjithnjë më të rëndësishme. Kjo para së gjithash në një botë e cila asnjëherë nuk rri në heshtje
Forumi Ekonomik Botëror (WEF) i Davosit, i cili ka filluar mbrëmë, hapjen e tij zyrtare e ka pasur pasditen e sotme. Atë e ka bërë me një fjalim zyrtar presidenti i Federatës së Zvicrës, Johann Schneider-Ammann në cilësinë e nikoqirit.
Amman ka thënë me këtë rast se «momentet e reflektimit, të tilla çfarë i ofron WEF-i, po bëhen gjithnjë më të rëndësishme. Kjo para së gjithash në një botë e cila asnjëherë nuk rri në heshtje. Një gjë e tillë mund të shihet në zhvillimet aktuale të 12 muajve të fundit, shkruan srf.ch, transmeton albinfo.ch.
«Vërtet asnjë kohë nuk është e qetë por megjithatë para një viti gjendja në botë ishte paksa më stabile». Ishte pra koha para shpërthimit të krizës së madhe të refugjatëve, për të cilën Ammann e kishte fjalën.
Më tutje Amman në fjalën e tij të hapjes ka theksuar se Zvicra ka një traditë të gjatë për sa i përket dialogut dhe debatit, prandaj dhe Forumi i Davosit shkon pikërisht në këte drejtim.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër













