Shkurt.ch
Bëhet shpërthimi i fundit në tunelin bazik Ceneri
Punimet në tunelin bazik Ceneri kishin filluar në vitin 2006. Nga mesi i vitit 2016 do të fillojnë punimet për instalimin e teknikës hekurudhore në tunel
Pak para orës 12 është bërë sot shpërthimi i krahut perëndimor të tunelit të bazik Ceneri, që është 700 metra nga portali verior. Rreth 1500 shikues të vendosur para dhe brenda tunelit në Camorino të Kantonit të Tesinës kanë ndjekur shpërthimet e fundit që kanë sjellë hapjen e Transversales së re Veri-Jug të Alpeve.
“Është një ditë me rëndësi për Zvicrën por dhe për gjithë trafikun hekurudhor”, ka thënë sot para medieve Renzo Simoni, shef i Alptransit Gotthard AG, shkruan sda.ch. «Më 21 janar 1991 populli kishte vendosur me shumicë votash për projektin Neat dhe më 21 janar 2016 kanë përfunduar punimet bazike për pistën e parë të rrafshtë përmes Alpeve», ka shtuar ai.
Punimet në tunelin bazik Ceneri kishin filluar në vitin 2006. Nga mesi i vitit 2016 do të fillojnë punimet për instalimin e teknikës hekurudhore në tunel, transmeton albinfo.ch. Por, koha kur tuneli bazik Ceneri do të jetë i gatshëm tërësist si plotësim i tunelit bazik të Gothardit, mbetet ende e padefinuar.
Veç tjerash nevojitet fillimisht arritja e pajtimit me komunën Camorino të Kantonit të Tesinës. Ajo nuk qe pajtuar as me madhësinë dhe as me pozitën e ndërtesës së teknikës hekurudhore në hyrjen veriore të tunelit. Për këtë, komuna në fjalë pati bërë një ankesë, të cilën dhe e kishte fituar, në Gjykatën Federale kundër federatës dhe kundër Alp Transit Gothard AG.
Simoni thotë se megjithatë shpreson se do të arrrihet një ujdi pasi që dhe koha nuk pret. Nëse punimet ndërtimore nuk fillojnë në mars të këtij viti ekziston rreziku për shtyrjen e vënies në funksion të gjithë projektit. Kjo ishte shtyrë tashmë njëherë për një vit he ishte caktuar për dhjetor të vitit 2020.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












