Shkurt.ch
Senzacion në Bernë: Ndahen me sukses binjaket siameze!
Është hera e parë në botë që të ndahen dy foshnja me një peshë dhe madhësi kaq të vogël (2200 gramë së bashku)
Një ekip mjekësh të Spitalit Univesrtar të Bernës «Inselspital» ia ka dalë t`u shpëtojë jetën binjakeve siameze Maya dhe Lidia, duke i ndarë ato përmes një ndërhyrjeje të komplikuar kirurgjike. Ky operacion i realizuar më 15 dhjetor por që publikohet vetëm tash, konsiderohet senzacion jo vetëm për Zvicrën.
Siç shkruan gazeta «Sonntagszeitung», dy foshnjet e lindura para kohe kishin qenë të lidhura përmes mëlçisë dhe e ndanin një cipë të përbashkët zemrës. Ato ishin lindur tetë javë para kohës ndërsa ndarja operative tyre është bërë tetë ditë pas lindjes, transmeton albinfo.ch.
Të dyja së bashku peshonin vetëm 2200 gramë dhe zemrat e tyre ishin vetëm katë centimetra të mëdha.
Është hera e parë në botë që të ndahen dy foshnja me një peshë dhe madhësi kaq të vogël, shkruajnë mediet zvicerane. Në kushte normale në botë mjekët presin që foshnjat siameze t`i ndajnë vetëm pasi që ato t`i kenë mbushur tre deri gjashtë muaj. Por në spitalin e Bernës kjo mundësi nuk ekzistonte pasi që gjendja e binjakeve po përkeqësohej dukshëm.
Në operacionin që ka zgjatur pesë orë kanë marrë pjesë edhe dy kirurgë të fëmijëve nga Siptali Univesrsitar i Gjenevës (HUG). «Ne nuk mund të prisnim më gjatë», ka thënë Steffen Berger, kryemjek ne kirurgjine e fëmijëve në Inselspital. «Ndryshe, fëmijët do të vdsnin shume shpejt”.
Vetëm tri raste të binjakëve siamezë të shpëtuar pas ndarjes me operacion janë regjistruar në Zvicër gjatë 30 viteve të fudit. Mundësia e vdekjes në një operacon të tillë është 80 për qind thotë dr. Berger.
Ndërkaq, Maya dhe Lydia përveç që kanë mbijetuar, po zhvillohen normalisht. «Jemi tepër të gëzuar. Ndjehem si i lindur për së dytit»; thote babai i binjakeve siameze të Bernës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













