Uncategorized
Shesin viza false dhe paraqiten si “bashkëpunëtorë të Ambasadës së Zvicrës”
Ndërkaq në faqen e ambasadës në internet shkruan se "personat që qëndrojnë afër mureve të ambasadës dhe ofrojnë shërbimet e tyre, nuk duhet të vihen në lidhje me punëtorët e ambasadës. Ambasada e Zvicrës në Kosovë nuk bashkëpunon me agjencitë"
Vajza 15 vjeçe nga Kosova kishte provuar të dielën që shkoi të hynte në Gjermani me një vizë zvicerane të Shengenit. Por me rastin e kontrollimit që iu bë në Aeroportin e Munihut doli se viza kishte qenë e falsifikuar. Mediet gjermane kanë shkruar për rastin, duke iu referuar rrëfimit të vëllait më të vjetër të vajzës, me qëndrim në Zvicër, atij që e kishte shoqëruar vajzën dhe te i cili ajo do të vinte si mysafire.
Ai kishte deklaruar se për këtë vizë kishte paguar 1500 euro por këtë e kishte bërë në «mënyrë legale», pasi që sikur i kanë thënë atij, Ambasada e Zvicrës e praktikon që atyre të cilët duan viza «me procedurë të shpejtuar» t`ua bëjë të mundur këtë kundrejt një pagese më të madhe. Sipas tij këtë ia kishte mundësuar një «bashkatdhetar» i cili bashkëpunonte me ambasadën. Ai kishte pranuar dhe pak ditë më vonë e ka marrë pasaportën e motrës së tij me vizën, pasi ka paguar shumën e kërkuar.
Sado që ka pasur njëfarë dyshimi, ai, pasi e ka kaluar pa problem kontrollin në Aeroportin e Prishtinës, ka hequr merakun se mund të zihej.
Duke hulumtuar rastin, gazeta zvicerane «20 minuten» ka folur me kosovarë të tjerë të cilët i kanë pohuar se nuk është ndonjë punë e vështirë që në Kosovë të sigurohet viza e falsifikuar për Shengen. «Gjithçka ështe çështje parash», thotë një 41 vjeçar anonim, i cili pranon se për të ardhur në Zvicër ka përdorur edhe vetë një vizë të tillë.
41 vjeçari flet per gjithë «ofertën e larmishme» që ka në Kosovë kushdo që dëshiron te marrë vizë kundrejt pagesës. Në këtë biznes, përveç trafikantëve vendorë ka të përfshirë edhe njerëz nga ambasadat.
Edhe Ministria e Jashtme e Zvicrës e vërteton ekzistimin e këtij problemi. «Na është e njohur se jashtë ambasadave, në vendet me presion të madh migrimi si Kosova, ofrohen shërbime ilegale nga palët e treta. Në këtë dreejtim, Ambasada jonë ua tërheq vërejtjen palëve në faqen e saj të internetit», thotë një zëdhënes, përcjell albinfo.ch. Aty shkruan se personat që qëndrojnë afër mureve të ambasadës dhe ofrojnë shërbimet e tyre, nuk duhet të vihen në lidhje me punëtorët e ambasadës. Ambasada e Zvicrës në Kosovë nuk bashkëpunon me agjencitë.
Ndërsa lidhur me dyshmin se mund të jetë përfshirë në ketë biznes edhe ndonjë punëtor i ambasadës, zëdhënësi thotë se nuk ka ndonjë indikacion konkret në ketë drejtim. Sikur të kishte, me siguri se do të ndiqej. Por ai pranon se falsifikuesit dijnë të jenë mjaft kreativë, duke falsifikuar në mënyrë shpeshherë mjaft cilësore dokumentet që kërkohen më shumë.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës











